14.3 C
Mitrovice
E hënë, 25 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Debat i nxehtë mes Valon Sylës e Bleron Baraliut: Mos u bo gërrnaç, në Amerikë s’ta rras kush

Një debat virtual ka shpërthyer mbrëmë ndërmjet analistit Bleron Baraliu dhe gazetarit Valon Syla.

Krejt kjo nisi pasi Syla, në rrjetin social Facebook, publikoi një status, ku kishte një porosi për Baraliun, duke i thënë se ai është duke i dhënë zor shumë që i mund në tema atë dhe Buzhalën, teksa i kërkoi të mos bëhet gërrnaç, pasi që, në Kosovë e thërrasin e në Amerikë, atje ku edhe jeton Baraliu, nuk ia rras** as 2 për qind.

“Se pasna ditë që sonte paska ardhë Baraliu në T7. Se Apraemte, e kam pushim. Shumë është tu i jep zor, kishe na sos mu e Buzhalën, për tema. Une e kam veç 1 porosi për to. Mos u bo gërrnaç. Mirësevjen. Mos harro se na bile të thirrim, se në Amerike sta rrasin 2%”, ka shkruar fillimisht Syla.

Gati i menjëhershëm kishte qenë reagimi i Baraliut.

Ai i replikoi Sylës në koment, duke i thënë se para se ai të shkonte në T7, ka qenë në Bloomberg, BBC e këto.

“Para se me ardh nT7, kam qene ne Bloomberg, BBC e keto. Kur ti berthamogerrnac ke luajt guracek. Te lidhim me telefon mos ta nin”, i ka shkruar Bleron Baraliu, Valon Sylës.

Por Syla nuk u ndal me kaq.

Ai i tregoi Baraliut se ka punuar në BBC kur ky ka qenë në PDK. Madje sipas Sylës në Suharekë, se Prishtina ka qenë largë për të.

“Kur kam punu une me BBC ti ej kon PDK. Në komunë të Suharekës, se Prishtina ka qenë larg për ty. Qata ke dalë jashtë”, ishte replika e Sylës.

Sërish me një replikë, në aksion kthehet Baraliu.

Ai i tregoi Valon Sylës, se nuk ka qenë në PDK por në UÇK, pastaj në ShIK e pastaj e ka themeluar PDK-në.

“ahhahahaha sjam kane PDK por UCK e tevonah ShIK. Ska pas PDK, une e kam themelu”, kishte vazhduar analisti Baraliu.

Ndërkohë, në këtë status të Valon Sylës, komentet nuk janë ndalë duke e sulmuar Bleron Baraliun. Ndërsa komentuesit, i bënin thirrje Sylës, të mos merrej me të. / Insajderi.org

TË FUNDIT

TË FUNDIT