22.7 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Daut Haradinaj thirrje publike Krasniqit e Abdixhikut: T’ia ofrojmë një mazhorancë Kuvendit e ekzekutivit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti po e shfrytëzon qëllimisht propozimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit për ta mbajtur këtë situatë të bllokuar.

“Nuk e pati në plan me dalë, por insistoi shefja. Megjithatë, po shihet qartë që nuk ka vullnet për të bërë një zgjidhje për kryetarin e Kuvendit,” ka thënë Haradinaj në foltoren e Kuvendit.

“Edhe si deputet, e dëgjova Memlin kur tha për të shtatën herë. Mendoj që secili deputet këtu, me përvojën minimale që e ka, mund t’i japë zgjidhje dhe të bashkojmë forcat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.”

“Shihet qartë që z. Kurti po e shfrytëzon edhe emrin e Albulena Haxhiut, jo pse ndoshta insiston që ajo është zgjidhja, por sepse mendon që ka për qëllim ta çojë këtë situatë deri në pamundësi e ndoshta edhe në pafundësi.”

“Edhe kjo seancë në ora 22:00 s’do të ketë ndonjë zgjidhje tjetër, shihet qartë që s’i ka numrat. Thirrje publike për kryetarin e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe të gjithë atyre që kanë vullnet që me ia ofru një mazhorancë në të ardhmen e afërt Kuvendit dhe ekzekutivit të Kosovës”, tha Haradinaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT