2.7 C
Mitrovice
E enjte, 22 Janar, 2026
spot_img

Daut Haradinaj jep dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës së AAK’së në Deçan

Daut Haradinaj liron pozitën e kryetarit të degës së AAK-së në Deçan, nis garën për kryetar të Prishtinës Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Deçan.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është gara për kryetar të Prishtinës.

“U jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore”.



“Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, si dhe ju qytetarë të Deçanit, Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan. Arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit. U jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore. Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Aleanca në Deçan do të vazhdojë të jetë parti e orientimit kombëtar e pro-përendimor dhe gjithmonë në krah të qytetarit. I juaji, Daut Haradinaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT