13.7 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Dardanët mesazh lojtarëve: Uleni kokën dhe bëni çmos ndaj Greqisë, një rrëshqitje e radhës nuk arsyetohet

Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e ardhshme të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

‘Dardanët‘ kanë humbur shpresat për një kualifikim të mundshëm pasi pozicionohen në vendin e fundit në grup me 4 pikë, por do të shpresojnë që kampanjën kualifikuese ta përmbyllin me fitore.

Lojtarët e përzgjedhur nga Gliha kanë mbërritur tashmë në Athinë.

Dardanët kanë një mesazh për lojtarët e Kombëtares së Kosovës përmes një postimi.



Postimi i plotë:

Kombëtarja jonë nesër përfundon kualifikueset për botërorin Katar 2022.

Nuk ishte kjo Kosova që donim. Nuk ishte kjo Kosova që ne kishim pritshmëri ta shohim. Nuk është kjo Kosova qe ne kemi dëshirë ta shohim.Megjithatë, ndaj Greqisë në Athinë një rrëshqitje e radhës nuk arsyetohet. Djelmoshat ta ulin kokën dhe të bëjnë çmos që tifozëve kosovarë t’ua ofrojnë një buzëqeshje meritore në ndeshjen e fundit të vitit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT