Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i ka shqiptuar KEDS’it gjobë prej 35 mijë euro lidhur me dallaveret me njëhsorë.
“Po ashtu, në një rast është konstatuar heqje e miratimit të tipit të njehsorit elektrik, ndërsa 3 njehsorë të tjerë vazhdojnë të jenë në procedurë të verifikimit laboratorik. Bazuar në këto gjetje, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh”, thuhet në njoftim.




