9.7 C
Mitrovice
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img

Dalin detaje të reja: Viktima në Gjakovë një 22 vjeçar, motivi i vrasjes dyshohet të jetë një fjalosje e çastit




Një 22-vjeçar është vrarë mbrëmë në fshatin Nec të Gjakovës. Për këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, derisa në vendngjarje ka sekuestruar katër armë. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë një fjalosje e çastit në mes të viktimës dhe të dyshuarit.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori Rajonal në Policinë e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta ka thënë se viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare mes veti.

‘Po, janë në relacion familjar por nuk jam i sigurt nëse janë nip e daj apo kushëri (tezak)’, ka thënë Graishta.

Sipas tij, në vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armē dhe ka shoqëruar 2 përsona nē cilësi të dëshmitarëve.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armē dhe ka shoqëruar 2 përsona nē cilësi të dëshmitarëve ndërsa një person është arrestuar në cilësi të të dyshuarit. Trupi i pajetë i viktimës D.GJ 22 vjeçar me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML ndërsa i dyshuari D.P 25 vjeç ndalohet për 48 orë”, ka thënë Graishta.



TË FUNDIT

TË FUNDIT