-1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Dafina Zeqiri zbulon detaje nga dasma me Kreshnik Gjergjin – flet edhe për planet për t’u bërë nënë

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që pëlqehet jashtëzakonisht shumë dhe që tashmë gëzon një karrierë të bujshme muzikore.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila është pjesë e estradës tash e shumë vite.

Këngëtarja ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Radar’ me Edita Dolin, ku ka folur rreth jetës e karrierës profesionale.

Mes tjerash, ajo është pyetur edhe rreth dasmës e planeve për t’u bërë nënë.

“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk po du me ndërru shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur vetëm dy fustane me i ndërru. Dasma është diçka shumë personale, kam dashur dikush që ma do të mirën si njeri, jo vetëm dukje”, u shpreh ajo.

Bukuroshja tutje theksoi: “Do të ndodhë sivjet. Unë bebet i dua shumë, shumë shumë. Edhe shyqyr i do edhe ai shumë. Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndodhta. Kam plane”.

E njëjta vlen të ceket se është në një lidhje dashurie prej muajsh me Kreshnik Gjergjin. /Telegrafi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT