26.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Daçiq thotë Gërvallës se ka ndihmuar të akuzohen Thaçi dhe të tjerët, kështu i përgjigjet kryediplomatja kosovare

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, ka vazhduar me fjalën e saj, duke e quajtur homologun e saj serb Ivica Dacic si “Slloba i vogël” i cili ishte i pranishëm. Ndërsa ka folur edhe për UÇK’në, Thaçin e Hagën.

Dacic në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së ka thënë se Gërvalla ka ndihmuar të akuzohen krerët e UÇK-së, duke bashkëpunuar me familjarët e viktimave të pretenduar.

“Zonja Gërvalla kishte akuzuar anëtarë të partive politike të Kosovës për bashkëpunim me Serbinë. Sa i përket arsyeve se pse babai juaj kishte pasur pozitë politike, t’ju përkujtoj se më 1982, ai ishte sikurse separatistët shqiptarë, avokonte për një Kosovë të pavarur dhe për çka po flasim ne këtu?”, tha ai.

“Ju keni ndihmuar që të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli sepse me dëshmitë që keni mbledhur nga familjarët e viktimave, ju ju kanë dalë në ndihmë familjarët e viktimave të Thaçit e Veselit”, tha tutje Dacic.


Gërvalla ka kërkuar fjalën duke thënë se gjatë viteve të 90′, Ivica Dacic është quajtur “Slloba i vogël”, për shkak të bosit dhe heroit të tij, duke aluduar në Sllobodan Milloshevic.

“Gjatë viteve të ’90 juve iu kanë quajtur ‘Slloba i vogël’ për shkak të bosti dhe heroit tuaj dhe e di që jeni i nervozuar, e njoh këtë gjuhë, duhet t’ua shpjegon popullit tuaj se e keni humbur Kosovën në vitin ’99 por e vërteta dhëmbë e di, me vjen keq se ju jeni fqinji ynë dhe ne duhet të përballemi me ju”, tha Gërvalla

“Babi ima ka qenë shkrimtar dhe gazetar, dhe është vrarë nga Serbia, sepse e ka dashur Kosovën e pavarura. Ju jeni Serbia e vjetër e Milloshevicit, dhe jo a jo e reja, e Bashkimit Europian.”, tha tutje Gëvalla.

Ajo tutje iu përgjigj edhe akuzave të Dacic se kryediplomatja e Kosovës ka dërguar dëshmi në Hagë nga viktimat kundër ish-krerëve të UÇK’së.

Ajo tha se Thaçi i cili gjendet në Hagë dhe do dëshmon se ai vet si dhe UÇK kanë çdo argument në anën e tyre.

“Zoti Thaçi është në Hagë, por do dëshmojë se UÇK, ai vet dhe të tjerët kanë çdo argument në anën e tyre dhe do të dalin të pafajshëm Ndërlidhja ime me çdo dëshmi në Hagë është e pavërtetë. Ju sugjeroj të flisni më shumë se sa kryetitujt, ky do ishte një sukses i madh për ju.”, tha ajo.


Ajo tutje ka thënë se Kosova ka njohur vlerat e UÇK’së dhe se ishte pala serbe që vrau gra, burra e foshnje.

“Në përpjekjet për t’më ndërlidhur me Gjykatën Speciale. Për dallim prej Serbisë, ju folët për Specialen që është themeluar nga Kuvendi i Kosovës për të hetuar krimet e mundshme apo shkeljet e mundshme. Lidhur me këtë është që të njohim veprat heroike të qytetarëve të Kosovës që kanë shpëtuar jetë qindra mijëra jetë nga makineria serbe pjesë e të cilës keni qenë ju. Ne kemi njohur vlerat heroike të UÇK-së. Ishte pala juaj që bëri shkatërrime, që vrau gra, burra e foshnje. Ky gjenocid është festuar. Njeriu nuk mund të bije më poshtë se kaq. Populli i Kosovës mbronte familjet e veta, dhe ata nuk ishin terroristët, terroristët ishin serbët. Ndërmjetësimi amerikan ndaloi këtë, dhe bashkë me trimërinë e burrave dhe grave tona ia dolëm”, tha ajo./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT