10.3 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Çun Lajçi i reagon Konjufcës: Vlora duhet t’jetë ambasadore n’Amerikë, deri sa Serbia se njeh Kosovën!

Artisti i njohur kosovar, Çun Lajçi ka reaguar pas vendimit të ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, për shkarkimin e Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores në SHBA.

Lajçit nuk i ka pëlqyer aspak shkarkimi i Çitakut, duke thënë se ajo është arma më e fort kundër Serbisë, dhe se është e pazavendsushme, raporton Gazeta Online Veriu.info.

“Vlora duhet t’jetë ambasadore n’Amerikë, deri sa Serbia se njeh Kosovën”./Veriu.info

Postimi i plotë:

Z.Ministër dhe i nderuemi Glauk!

Nuk po t’lutem por po t’shkruej për përsonin, që pavarësisht orjentimeve e bindjeve partiake, e pronto Graboc, ka qenë ma shumë se ambasadore e shumë ma shumë se ministër i punëve t’jashtme. Ka qenë zani ma i artikuluem i Kosovës në Vashington dhe arma ma e fortë n’Kombet e Bashkueme kundër Serbisë. Ket s’mund t’ia mohoni as ju!

E di se ikën 4 vite, por zani i arsyes thotë: Vlora duhet t’jetë ambasadore n’Amerikë, deri sa Serbia se njeh Kosovën!

Pa çka që s’të don e s’me don? Ajo nuk guxon t’jetë viktimë e punës së keqe të presidentit!
Mos e kthe Vlorën, se nuk e ke edhe nji si ajo!

Përse Llavrov asht kaqë gjatë në t’njejtën pozitë e kryeministri jo?
Për shkak t’sukseseve!

Vlora për momentin asht e pazavendësueshme!
E damton Kosovën nëse e kthen!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT