19.3 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Covid nuk po ua merr jetën veç të moshuarve, sot vdiq një 45-vjeçar nga Dragashi

Pandemia Covid-19 thuajse çdo ditë në vendin tonë po merr dhjetëra jetë njerëzish.

Shumica prej tyre janë të moshuar, por po ka raste kur po vdesin edhe të rinj.

Kështu ka ndodhur në 24 orët e fundit, kur nga Covid-19 ka vdekur një 45-vjeçar nga Dragashi.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka tentuar të marrë një përgjigje nga kryetari Shaban Shabani për të marrë informata shtesë për presonin që ka vdekur nga Covid, pra nëse ka pasur ndonjë sëmundje përcjellëse, por nuk e ka hapur telefonin.

Me 10 vdekjet e sotme, ka shkuar numri në 914 që kanë vdekur nga Covid-19.

Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 707 raste të reja pozitive, ndërsa 550 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar, shkruan Reporteri.net.

Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT