8.1 C
Mitrovice
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img

Coronavirusi, qeveria në detyrë ndan 500 mijë euro për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin



Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndaj mjete financiare në vlerë prej 500 mijë euro për Komunën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

Ky vendim është bërë në mënyrë që tri komunat në Luginë ta përballojnë më lehtë gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19, shkruan Reporteri.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia”, thuhet në komunikatë.



TË FUNDIT

TË FUNDIT