Analisti politik, Adrian Çollaku, ka thënë se ka një luftë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së në negociatat mes tyre për ndarjen e posteve.
“Nuk është e saktë që nuk po luftohet për poste”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
“Agim Veliu ka thënë se duhet të definohet çështja e Presidentit sepse do të futemi në krizë pas dy vitesh. Veliu ka thënë se ky post duhet t’i takojë Isa Mustafës. Zyrtarët e LDK-së, vrapojnë pas posteve si në të kaluarën”.
“LDK-ja e ka pasë PDK-në një ‘dashuri të vjetër’, kanë qenë gjatë në bashkëqeverisje”.
“Sot jemi në një situatë ku Mustafa duke parë që zhgënjeu elektoratin hoqi dorë që të garojë vet dhe më 2014 e kandidoi Avdullah Hotin dhe tash Vjosa Osmanin. Ai i ka përdorur dy karta, Osmanin dhe “Grupin Vela” në përbërje me “elefantët e LDK-së” si Agim Veliu dhe Lutfi Haziri”.