-0.3 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shkurt, 2026

“Çohu nga varri, ti Enver, rrënoi këto xhami”, çka përmban libri i personit që u arrestua sot në Gjakovë

Gazeta Sinjali sot ka raportuar se Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se në librin e tij ka elemente të nxitjes e përçarjes dhe mosdurimit.

Personi i arrestuar nga Policia është autori Gjin Morina i cili dje kishte promovuar librin e tij “Bubullimë në shpirt”, libër ky që ka përmbajtje antifetare ndaj komunitetit musliman.



Që nga promovimi i këtij libri që është bërë dje në Gjakovë nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, në rrjetet sociale kanë qarkulluar edhe fotografi të shumta në të cilat shfaqet edhe përmbajtja e këtij libri.

“Qohu nga varri, ti Enver

se s’na mbet ma ftyrë as nderë

qohu rrënoi ti këto xhami

që i kanë ndërtue

shpi për shpi”

Është kjo vetëm një pjesë e shkurtë e këtij libri në të cilën autori bënë thirrje për rrënimin e xhamive të cilat sipas tij janë ndërtuar “shpi për shpi”.

Mirëpo, për tu mos u mjaftuar me kaq, autori bënë thirrje që këto xhamia të shndërrohen në kisha.

“qou ti

lidhju duar e gishta

a ja u kthe xhamitë në kisha

se janë mbushë me talibanë

nuk njohin babë as nanë!”, vazhdon tutje shkrimi në këtë libër.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-162.png
Ndërkaq pas reagimeve që janë bërë për këtë libër ka reaguar Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, të cilët janë distancuar nga përmbajtja antifetare, ndaj komunitetit mysliman, të librit ” Bubullimë në shpirt” të autorit Gjin Morina.



Klubi Letrar ka njoftuar se libri nuk është botim i këtij klubi dhe njëkohësisht nuk është redaktuar nga ta, si dhe kanë shtuar se ka qenë vet autori Morina ai i cili ka kërkuar që të bëjë takim me letratët e Gjakovës.

“Autori Morina ka kërkuar nga klubi të bëjë një takim të tij me letrarët e Gjakovës në kuadrin e takimeve me krijuesit e diasporës. Dhe më 12.08.2021 takim-promovimi është mbajtur, në të cilin as nga autori Morina, as nga unë as nga diskutuesit dhe tre vjershat e lexuar në promovim nuk ka pas asnjë fjalë antifetare kundër kumunitetit musliman. Libri “Bubllimë në shpirt” është shpërndarë nga autori pas përfundimit të takimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

TË FUNDIT

TË FUNDIT