0.3 C
Mitrovice
E premte, 9 Janar, 2026
spot_img

Çmenduri në “Riza Lushta”: Fiton Trepça ’89 me përmbysje, e mposhtë Ballkanin 4:3

Trepça ’89 ka bërë një prej paraqitjeve më të mira të saj në dy sezonet e fundit.

Skuadra nga Mitrovica ka arritur që të rikthehet nga një disavantazh prej tri golave, për t’i marrë tri pikë skuadrës së Ballkanit, me një fitore 4:3.

Ballkani shkoi në epërsi 0:3 me golat e Gripshi (30’), Krasniqi (47’) dhe Daku (55’), shkruan lajmi.net.

Kur mendohej se çdo gjë ka marrë fund sa i përket dilemës së fituesit, Trepça ’89 u ringjall.

Ishte fillimisht Sie ai që dërgoi topin në rrjetë për 1:3, kur luhej minuta e 64’.

Nimani doli në skenë 15 minuta para fundit të lojës, për të ngushtuar epërsinë në vetëm 2:3, kurse Sie shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ’89, në minutën e 80’, për barazimin 3:3.

Përmbysja e madhe u kompletua nga Bismarck Sie, i cili kompletoi edhe het trikun e tij, duke shënuar në minutë ne 94′ për rezultatin final 4:3.

Suharekasit tashmë mbesin me 19 pikë pas tetë ndeshjeve, kurse ’89 numëron 11 pikë në tetë ndeshje.

TË FUNDIT

TË FUNDIT