Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk po ka të ndalur së shënuari gola me Fenerbahcen, transmeton Gazeta Metro.
Fenerbahce ka shënuar fitore të thellë ndaj Konyasporit me rezultatin 5-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në kampionatin turk.
Nga këto pesë gola, në listën e golashënuesve nuk ka se si të mungojë Vedat Muriqi, i cili realizoi një super gol nga distanca në minutën e 82’të.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni golin e Vedat Muriqit të shënuar sonte ndaj Konyasporit me një komentim të ‘zjarrtë’ nga komentatori turk./gazetametro.net