5.4 C
Mitrovice
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img

Clark do fillojë dëshminë në Hagë të hënën e javës së ardhshme, anulohet seanca e 21 nëntorit

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për këtë javë dhe javën tjetër janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore.

Ish-ambasadori amerikan Christopher Hill filloi dëshminë të hënën dhe e përfundoi të mërkurë, kurse pas tij dëshminë e nisi Michael Durkee, i cili shërbeu si këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë.

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clarki ishte planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor. Mirëpo, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, është marrë vendim që Wesley Clark të fillojë dëshminë të hënën e 17 nëntorit, duke filluar nga ora 12:00.

Dëshmia e gjeneralit Clark pritet të zgjasë deri të mërkurën më 19 nëntor 2025, e që pas saj do të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes.

Seanca shtesë e planifikuar për 21 nëntor është anuluar. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT