8.1 C
Mitrovice
E martë, 11 Nëntor, 2025
spot_img

Çka po ndodhë aktualisht në Mitrovicë, Gashi i PDK-së jep detaje

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka deklaruar se në Mitrovicë ka nisur procesi i verifikimit dhe numërimit të votave, pas dyshimeve për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor.

Aktualisht ka filluar procesi i verifikimit dhe numërimit, dhe jemi duke e vëzhguar nga afër zhvillimin e tij,” ka thënë Gashi për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Wshtë ndërruar Prokurori i rastit të dyshimeve për parregullsi me votat në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë.Lajmin e ka konfirmuar U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Ai tha se është informuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për këtë ndryshim.Në vend të prokurorit Shpëtim Peci është caktuar Sahit Tmava.

Numërimi i votave të balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut është ndërprerë përkohësisht me urdhër të Prokurorisë Themelore atje.Ndërkaq, Prokuroria ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave në këtë komunë, pas dyshimeve për parregullsi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT