2.9 C
Mitrovice
E hënë, 5 Janar, 2026
spot_img

Çka duhet të dini për Delta Force, njësinë që kreu operacionin për kapjen e Maduros

Një njësi elitare e operacioneve speciale të Ushtrisë Amerikane, e njohur si Delta Force, kreu të shtunën operacionin për kapjen e udhëheqësit venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, sipas CNN.

Delta Force është një nga njësitë kryesore të misioneve speciale të ushtrisë amerikane, e specializuar në kundërterrorizëm, shpëtim pengjesh, veprim të drejtpërdrejtë dhe zbulim special — shpesh kundër objektivave me vlerë të lartë.

E krijuar në vitin 1977, Delta Force vendoset drejtpërdrejt nën Komandën e Përbashkët të Operacioneve Speciale (Joint Special Operations Command) dhe është e stacionuar në Fort Bragg, në Karolinën e Veriut. Ajo përbëhet nga tetë skuadrone operacionale “sabre”.

Pothuajse çdo informacion për Delta Force është i klasifikuar në nivel shumë të lartë, por, në përgjithësi, ajo angazhohet për të kryer disa nga misionet më komplekse, të fshehta dhe të rrezikshme, me urdhër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Sekretarit të Mbrojtjes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT