28 C
Mitrovice
E premte, 22 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Çitaku: VV po saboton me qëllim ndërtimin e institucioneve, synon të delegjitimojë demokracinë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Vetëvendosjen duke thënë se kjo e fundit po saboton me qëllim ndërtimin e institucioneve të vendit. Çitaku ka vlerësuar edhe se VV po tallet me qytetarët e Kosovës.

Tutje, deputetja e PDK-së ka deklaruar edhe se Vetëvendosja, po synon që të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë.

‘‘Lëvizja Vetëvendosje me qëllim po e saboton ndërtimin e institucioneve të vendit. Po tallet paturpësisht me qytetarët e Kosovës, ata që e besuan dhe e votuan në zgjedhjet e kaluara. Me veprimet e saj, LVV synon të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë.

Kjo është sjellje e papërgjegjshme, e rrezikshme dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj sakrificës së madhe përmes së cilës sot e gëzojmë lirinë dhe të drejtën për të jetuar në demokraci. Është sjellje që nuk ka asnjë konsideratë për të ardhmen dhe sifidat e mëdha që i kemi përpara’’, ka shkruar ajo. /GazetaExpress

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT