14.7 C
Mitrovice
E diel, 7 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja e Kuvendit, Vlora Çitaku, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, tha se Qeveria i ka pasur të gjithë mekanizmat në dispozicion për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste, nëse ka vlerësuar se ajo është e tillë.

“Nuk e kanë bërë këtë dhe janë duke e luftuar politikisht, por jo ligjërisht. Kjo është një betejë politike që më së shumti i konvenon Listës Serbe dhe e forcon atë. Ky nuk është mendim i imi, por këtë e thonë akterët politikë që janë kundërshtarë të Listës Serbe. Vetë Nenad Rashiq deklaroi hapur se kjo betejë po ndikon në fuqizimin dhe faktorizimin e Listës Serbe. Në fund të fundit, janë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë ata që i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, sepse jetojmë në demokraci”.

“PDK, kur ka bashkëqeverisur, ka pasur brenda qeverisë Nenad Rashiqin, pastaj edhe përfaqësues të tjerë. Nuk i zgjedhim ne, nuk votojmë ne. Është absurde të mendohet se me veprime politike do të mund të ndikojmë se si votojnë dhe përzgjedhin qytetarët serbë. Mund t’i kem preferencat e mia, por kjo nuk do të thotë asgjë në fund të ditës”, tha Çitaku.

Ajo theksoi se tash e pesë vite Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe dhe këtë e dëshmojnë përgjimet që janë publikuar në media.

“Është parë kush ka bashkëpunuar fshehurazi me Listën Serbe tash e pesë vite. Kanë dalë përgjimet, bisedat, ka pasur pazare të ulëta në dëm të veteranëve kur është bërë përjashtimi i tyre nga paga minimale. Ka pasur përpjekje të dështuara për të zgjedhur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese pikërisht në koordinim me Listën Serbe. Kam përshtypjen se këta njerëz jetojnë në një univers paralel dhe kanë shpërfillje totale ndaj realitetit kosovar”, tha Çitaku.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT