Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së dhe kandidate për deputete, me rasin e betimit të presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se aleanca me ShBA-në duhet të ushqehet.
Ajo ka shtuar se natyra e raporteve mes Kosovës dhe ShBA-së nuk varet vetëm nga kush e udhëheq Shtëpinë e Bardhë, por edhe nga kush i prin Kosovës.
“Fatkeqësisht, në katër vitet e shkuara, për shkak të qasjes së papërgjegjshme të lidershipit tonë, raportet me SHBA-të nuk kanë qenë në nivelin e duhur”, ka shkruar ajo.
Ish-ambasadorja në ShBA ka potencuar se Trump e njeh Kosovën dhe mund ta ndihmojë shumë.
“Është koha e fundit që ne, si Kosovë, të sillemi me përgjegjësi ndaj aleatëve tanë”, ka shkruar Çitaku.