14.7 C
Mitrovice
E diel, 7 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Çitaku: ‘Suksesi’ i vetëm i Vetëvendosjes është shkelja e Kushtetutës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se Kosova nuk është vetëm në krizë institucionale, por edhe morale.

Në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se veprimet e Vetëvendosjes për votimin e nënkryetarëve të Kuvendit nga minoritetet ishin të qarta se përbënin shkelje të Kushtetutës.

Në këtë frymë, Çitaku Vetëvendosjen e cilësoi si partinë më të “suksesshme” në Kosovën e pasluftës për shkelje të Kushtetutës.

“Ka qenë e pritshme. Ne edhe kur u votua për nënkryetarët e komuniteteve ia bëmë të qartë Kryetarit të Kuvendit, por edhe opinionit, se hapat që po ndërmerreshin gjatë seancës përbënin shkelje të Kushtetutës. Fatkeqësisht është shndërruar në sport shkelja e Kushtetutës nga ana e akterëve të Vetëvendosjes. E vetmja fushë ku ata kanë shënuar rezultate dhe mund të thirren në suksese, kushtimisht po e them, është shkelja e Kushtetutës”, tha Çitaku për emisionin “Real Talk me Maxhunin”.

Çitaku ka thënë se Kosova nuk është vetëm në krizë institucionale, por edhe morale.

“Është një sulm i orkestruar i eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje, jo vetëm ndaj rendit kushtetues, por edhe ndaj rendit vleror, ndaj fundamenteve të kësaj shoqërie. Është një përpjekje për ta delegjitimuar çdo institucion: Gjykatat, Prokurorinë, Kuvendin, mediat, sektorin privat, sindikatat”, tha Çitaku.

Ajo konsideroi se sjellja e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në këtë mënyrë “është mungesa e numrave për ta krijuar shumicën në Kuvend”, duke argumentuar se “Kurti mungesën e numrave e përjeton si dobësi personale dhe për këtë egoja e tij është shumë më e madhe sesa fati i institucioneve”./Periskopi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT