19.4 C
Mitrovice
E diel, 24 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Çitaku: Shpresojmë që Albin Kurti do të reflektojë, Kosova ka halle të mëdha

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, para nisjes së seancës së Kuvendit për konstituimin e tij, uroi për “reflektim të Albin Kurtit”.

Ajo tha për VV-në se “nuk duan bashkëpunim e kompromis, por kërkojnë nënshtrim. Ky Kuvend përmes kryesuesit nuk e ka kryer detyrën e vetë dhe kryesuesi ka qenë në shkelje të Kushtetutes”, tha Çitaku para gazetarëve, transmeton Express.

“Ne nuk jemi deputetë të VV-së, përfaqësoijmë PDK-në”, tha ajo.

“Shpresojmë që Albin Kurti do të reflektojë”, deklaroi Çitaku.

E njëjta, shtoi se Kosova ka halle të mëdha, teksa përmendi çmimet e larta dhe energjinë elektrike.

“Papërgjegjësi totale”, pohoi Çitaku për LVV-në.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT