15.4 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Çitaku: Qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se do të rrisin numrin e votave për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo ka theksuar Qeveria e ardhshme e vendit do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë jam e bindur se do të shënojmë rritje të ndjeshme, nuk po jap kualifikime a do të dalim e para apo jo, por do të shënojmë rritje të ndjeshme”.

“Kemi indikacione të qarta edhe nga sondazhet e shumta që bëhen nga organizatat e ndryshme edhe në Kosovë, por edhe nga organizatat ndërkombëtare”.

“E them me goxha konfidencë që Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Çitaku. /Klankosova.tv

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT