Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas humbjes së Kosovës nga Zvicra në futboll me rezultat të thellë.
“Kosova është dashni deri në dhimbje. Nuk ka fjalë të tjera që e përshkruajnë më mirë. P.S. Na dhemb humbja me Zvicrën. E kuptoj edhe zemërimin ndaj kombëtares. Por sikur të kishim të njëjtin mllef edhe për rritjen e çmimit të energjisë, kaosin me librat shkollorë, mungesën e barnave esenciale… ndoshta sot do t’i kishim punët më mirë,” ka shkruar Çitaku.