16.5 C
Mitrovice
E premte, 5 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Çitaku: Kurti shkon në gjykatë për të dëshmuar për një status në Facebook, por refuzon t’i përgjigjet prokurorisë për aferat milionëshe

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti u paraqit sot në gjykatë, në rastin kur Faton Klinaku dhe akuzohen për kanosje ndaj tij.

Çitaku ka thënë se Kurti shkoi në gjykatë për të dëshmuar në rastin kundër Faton Klinakut, ku “krimi” i tij ishte një postim në Facebook, e në anën tjetër refuzon të paraqitet për të dëshmuar kur bëhet fjalë për “afera milionëshe”.

“Pra, A.K. shkon në gjykatë për të dëshmuar kundër Klinakut, “krimi” i të cilit ishte një status në Facebook. Por, kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë. Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgju, e kupton se situata është më se e qartë”, shkroi Çitaku.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot është mbajtur seanca fillestare në rastin ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani po akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Vetë Kurti erdhi në këtë seancë në cilësinë e të dëmtuarit.

Teksa po hynte në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Kurti ishte i rrethuar me truproja. Tre prej tyre i shkuan pas deri kur ai u ul në një nga ulëset e para në sallë.

Kurti në seancë ka thënë se në këtë rast si palë e dëmtuar e përfaqëson veten dhe se nuk do të bëjë kërkesë pasurore-juridike.

Në anën tjetër, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani nuk e kanë pranuar fajësinë për kanosje ndaj kryeministrit Kurti./Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT