Vlora Çitaku nga PDK ka thënë se situata në të cilën ndodhet vendi është pasojë e mungesës së vullnetit politik të Vetëvendosjes për ta zgjedhur presidentin.
“Çfarë po kërkon z.Kurti, nuk është marrëveshje. Ai po kërkon nënshtrim, subordinim total të partive opozitare…Kriza në të cilën jemi nuk është krizë kushtetuese. Unë po besoj që Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë. Këtu jemi për shkak të mungesës së vullnetit politik të VV’së për të krijuar institucione, për të zgjedhur presidentin”, ka deklaruar Çitaku në RTV Dukagjini.


