13.5 C
Mitrovice
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img

Çitaku: Kurti i dalluar vetëm për kriza dhe propagandë, PDK nuk i bindet

Vlora Çitaku, deklaroi se përgjegjësia për situatat e fundit bllokuese politike në vend bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

“VV dhe Albin Kurti janë mjeshtër, shkëlqejnë vetëm në dy fusha, në prodhimin e krizave, dhe në propagandë, zgjedhjet që pritet të mbahen në qershor, janë paralajmëruar menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të dhjetorit. Ka pritur që opozita do t’i nënshtrohet dhe siç po shihet nga deklarimet e tij, ai pret që sërish opozita do t’i nënshtrohet, por PDK nuk i nënshtrohet. Kur është në pyetje interesi shtetëror, ne nuk shohim ngjyra partiake, po është e pakuptimtë që tani e dy vite ne flasim për emra të përveçëm të pushtetarëve, e nuk flasim për hallet e vërteta të qytetarëve. Ne nuk shkojmë në sallë për të bërë kuorum”, deklaroi ajo

TË FUNDIT

TË FUNDIT