21.4 C
Mitrovice
E premte, 23 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Çitaku: Jemi të gatshëm të hapim rrugë, kemi ofruar alternativa – Kurti të reflektojë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të përpjekjes së njëzetë për konstituim të legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ka bërë thirrje për reflektim.

Ajo është shprehur se PDK-ja ka lëshuar rrugë duke ofruar alternativa, por ka thënë se Kosova po mbahet peng për shkak të kryeneçësisë së Kurtit.

“Sot kanë kaluar 103 ditë nga zgjedhjet, 103 ditë të humbura për Kosovën pa i adresuar hallet dhe problemet e qytetarëve. Ne jemi të gatshëm në çdo moment që të hapim rrugë. Kemi ofruar alternativat tona, mirëpo Kosova po mbahet peng i kryeneçësisë së Albin Kurtit. I bëjmë thirrje për reflektim që të ecim tutje”, ka thënë Çitaku para mediave.

Përpjekja e radhës për konstituim të Kuvendit, e 21-ta me radhë do të bëhet të dielën.

Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë. /Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT