28.1 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Çitaku i reagon Kurtit e Osmanit: Historia nuk mund të rishkruhet

Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani në fjalimet e tyre në Kuvend në 14 vjetorin e pavarësisë, as sa për kujtesë historike, nuk kanë përmendur dy figurat Fatmir Sejdiun dhe Hashim Thaçin, që ishin në krye të institucioneve të Kosovës, kur u shpallë pavarësia në vitin 2008.

Kur kanë dalur për të mbajtur fjalime në ceremoninë në shesh, ku kanë parakaluar ushtarët e FSK’së dhe pjesëtarët e FSK’së, ata i kanë përshëndetur të gjithë, por kanë injoruar ish -Presidentin Sejdiu i cili ka qenë në mesin e mysafirëve.


Kjo gjë ka nxitur reagimin e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në “Twitter”, Citaku ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet, teksa ka publikuar një fotografi të vjetër të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Historia nuk mund të rishkruhet! #Kosova14”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT