14.5 C
Mitrovice
E hënë, 16 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Çitaku i reagon Daçiqit pas publikimit të çertifikatës së ish-Jugosllavisë: Vodhët regjistrin civil të Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, gjatë mbledhjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sonte i ka publikuar një çertifikatë të viteve të 90-ta ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Ti ende je qytetare e Serbisë”, i ka thënë ai duke i treguar çertifikatën, njofton Klan Kosova.

 

 

Për këtë Çitaku ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku ka vlerësuar interesin e politikanëve serbë për ata kosovarë, njofton Klan Kosova.

Ajo tha se Serbia ka vjedhur regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artefaktet dhe gjëra të tjera për të cilat nuk ‘po kanë turp t’i fshehin’.

Ja statusi i plotë:

Për disa arsye të pakuptueshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë për të gjetur një kopje të “certifikatës së lindjes” time dhe ta prezantojnë atë përpara #UNSC

Ndërsa vlerësoj interesin e tyre për figurat politike të #Kosovës, duhet të them që është fiksuese.

P.S Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artefaktet etj. Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT