14.2 C
Mitrovice
E martë, 26 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Çitaku: Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve, kjo nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas refuzimit të Gjykatës së Lartë në Beograd për ta shpallur fajtor ministrin, Aleksandër vulin, për diskriminimin, fyerjen dhe gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se Gjykatat në Serbi e vulosën racizmin ndaj shqiptarëve, shkruan Reporteri.net.

Sipas saj, ky vendim është i papranueshëm, por jo befasues dhe kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës.

Më 29 qershor 2019, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ngritur padi ndaj ministrit (atëherë) të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, për përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Ky është postimi plotë i Çitakut:

Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese.

Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT