15.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img

Çitaku e bindur: Arian Tahiri do të fitojë në Mitrovicë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur e bindur se kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, do ta fitojë Mitrovicën, duke theksuar se fushata kundër tij ka qenë e orkestruar në rrjetet sociale.

“Nuk e kemi humbur Mitrovicën, jemi në balotazh. Diferenca mes kandidatëve është e vogël, por jam e bindur që Arian Tahiri do ta fitojë Mitrovicën. Ka pasur një fushatë të orkestruar nga forca të ndryshme në Facebook kundër kandidatit tonë, Arian Tahirit,” tha Çitaku në RTV 21.

Ndërsa për Vushtrrinë, Çitaku kritikoi mënyrën e nënshkrimit të marrëveshjes nga kryetari i degës së LDK-së, duke e quajtur procesin përçmues dhe të munguar distancimi i kryesisë.

“Kryetari i degës bëri një marrëveshje, por fotografia e nënshkrimit ishte thuajse përçmuese dhe tregon mungesë distancimi nga kryesia e LDK-së. Ishte një pamje që nuk reflekton respekt për liderin suprem,” shtoi Çitaku.

TË FUNDIT

TË FUNDIT