Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, përsëri riktheu video-incizimet e vjetra të aferës “pronto”, mirëpo Vlora Çitaku i reagoi shpejt.
Mefi në X kishte sjellë video dhe tallej diçka duke thënë që “s’ka kunkuru”.
Por, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA i reagoi duke i thënë se sa ishte Mefi gazetar, ai i thurte lavde Çitakut.
“Mefail, hera e parë dhe e fundit që komunikoj me ty. Ti Mefail, sa ke qenë gazetar më ke shkrujatur dhe më ke cilësuar si Ministre dhe Ambasadoren më të mirë. Mef, a je ti? Screenshots avaliable”, shkroi ajo.