7.9 C
Mitrovice
E martë, 19 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Challandes: Ne nuk e kemi Muriqin, por e kemi një ekip të tërë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është paraqitur në konferencë për media në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme që Kosova e luan ndaj Çekisë. Challandes deklaroi se Kosova është e gatshme për ndeshjen, sepse në të kundërtën do të kishin qëndruar në Prishtinë. Ai theksoi se mungesa e Muriqit është një problem i madh, por u shpreh se përgjigja ndaj çekëve do të jetë si një ekip i tërë. “Ne jemi gati për ndeshjen. Po të mos ishim gati do të kishim qëndruar në Prishtinë. Mungesa e Muriqit është problem. Ne nuk kemi ndonjë lojtar që e zëvendëson Muriqin por kemi një ekip të tërë.

Dhe ne duhet të japim përgjigjen si një ekip”. Shefi i shtabit teknik të “Dardanëve” tha se fitorja e Çekisë ndaj Anglisë nuk ishte befasuese, sepse ekipi çek ka një ekip jashtëzakonisht të fortë. “Nuk mund të them se ka qenë befasi fitorja e Çekisë ndaj Anglisë. Anglia është ekipi më i mirë në grup, por edhe Çekia ka ekip jashtëzakonisht të fortë. Kjo fitore na ka komplikuar situatën e kualifikimit, por ne e kemi ditur që nga fillimi që do të jetë grup shumë i fortë”. Zvicerani gjatë konferencës nuk dha detaje lidhur me skemën që do ta aplikoi nesër në Pragë. “Nuk e bëj publike skemën. Mua nuk më ka treguar Silhavy se kush do të luaj në vend të Schik dhe unë nuk do ta them se kush do të luaj në vend të Muriqit. I kam menduar skemat por nuk i bëjë publike“

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT