16.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Çfarë oksigjeni po iu ofrohet pacientëve kosovarë, në veçanti atyre të prekur me Covid -19?

Janë edhe kompani të tjera të pa-licencuara që janë shfaqur në publik, që kur nisi fluksi i madh i pacientëve më sëmundje mushkërish e që shkaktohen nga virusi i ri korona, i emëruar si COVID 19.

InDoks i kthehet në këtë episod misterit që po e mbulon furnizimin me oksigjen medicional të sistemit publik shëndetësor, aty ku po trajtohen të prekurit me pandeminë. Shumë pyetje janë dërguar te drejtuesit e sistemit. Pothuajse aspak përgjigje nuk janë marrë nga ta.

Marsi i vitit 2020 do ishte edhe koha kur Kosova do të identifikonte rastet e para të të prekurve me virusin COVID 19. Masa qeveritare, mbyllje, izolime, karantinë e qindra vdekje do të pasonin më tutje. Madje u ndërrua edhe Qeveria, por situata nuk ndryshoi shumë me pandeminë e re.

Një menaxhment i ri do të emërohej edhe në krye të sistemit shëndetësor kosovar, tash i udhëhequr nga infektologu Valbon Krasniqi, dikur këshilltar politik te një ministër i LDK-së, tash pari në pushtet.

Deri pas mesit të nëntorit 2020 Kosova me vetëm 1.8 milionë banorë ka regjistruar mbi 32 mijë persona të prekur me covid 19, dhe atë vetëm ata që dihen nga testimet. Nga ky virus, sipas statistikave zyrtare kanë vdekur mbi 870 persona në vend. Përtej shumë ankesave për numër të madh të pacientëve, që po e rrezikojnë edhe mirëfunksionimin e sistemit shëndetësor.

Përtej faktit që mjekët janë duke punuar me sakrificë të madhe, me orare të zgjatura e duke rrezikuar që vet të prekën nga virusi vdekjeprurës, një brengë e re i është shtuar krejt kësaj situate.

Mbingarkesa me pacientë në Qendrën Klinike Universitare dhe spitale rajonale, ka shkaktuar mungesë të oksigjenit për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid-19.

Ndërkaq nga kompania “Medical Group” e cila ka kontratë dy vjeçare me QKUK-në për furnizim me oksigjen për InDoks kanë thënë se sasia e planifikuar për 7 vite është shpenzuar për 7 muaj.

“Medical Group sh.p.k. ka kontrate per furnizim me O2 mjekesor me SHSKUK qe nga Maji 2020, per periudhe dy vjecare, pasi qe para kesaj periudhe SHSKUK ka pasur kontrate me furnitore tjeter.

Sa i perket sasive, per shkak te nevojes emergjente ne jemi detyruar te bejme furnizime emergjente, ku sasia e planifikuar per dy vite eshte shpenzuar per 7 muaj”, ka thënë kompania./Insajderi.org

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT