19.6 C
Mitrovice
E martë, 5 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Çfarë moti na pret ditëve në vazhdim?

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i qëndrueshëm, me përjashtim të dy ditëve të para të javës, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.

Nga dita e mërkurë moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i mbajë vlerat e larta.


Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi

1-8m/s.

Sasitë e reshjeve për muajin maj , deri më tani , u regjistruan , 60 mm në perëndim të Kosovës, 13mm në lindje, 23mm në qendër, 19mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit.

Në disa rajone të Ferizajt dhe Malishevës fatkeqësisht patë edhe reshje breshëri, ku efektet negative si zakonisht u shënuan ne fushën e bujqësisë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT