18.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Çfarë i tregoi Besnik Bislimi në telefon që e shtangu Albulena Haxhiun?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbetur e shtangur për disa minuta në seancën e sotme të Kuvendit. Kjo pasi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, e thirri dhe i tregoi diçka në telefonin e tij.

Haxhiu ishte e ulur në vendin e saj, kur Bislimi e thirri. Ai ia dha telefonin e tij, për t’i treguar diçka.


Pas kësaj, Haxhiu shtanget, merr telefonin e Bislimit dhe mbetet për një kohë në këmbë duke lexuar.

Më pas ia kthen telefonin Bislimit dhe ulet në vendin e saj.

Këtë ngjarje, mediat po e lidhin me një bisedë të Haxhiut që është publikuar sot nëpër media, ku flitet për një dorëheqje të saj nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas këtyre raportimeve, bëhet fjalë për vitin 2018./Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT