Thomas Matthew Crooks është 20-vjeçari i dyshuar i armatosur në sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në tubimin e të shtunës në Pennsylvania.
Babai i Crooks, Matthew Crooks, tha për CNN se ai po përpiqej të kuptonte “çfarë dreqin po ndodh”, por do të “priste derisa të flas me forcat e rendit” përpara se të fliste për djalin e tij.
Nga pamjet e publikuara, 20-vjeçari u pa sipër një çatie të një fabrike prodhuese, ku dhe u vra në vendngjarje nga një snajpersit i Shërbimit Sekret.
FBI e emëroi Crooks në një deklaratë sot në mëngjes të së dielës, duke e identifikuar atë si banor të Bethel Park, Pensilvani – rreth 35 milje në jug të Butler.
Crooks u diplomua nga shkolla e mesme Bethel Park dy vite më parë, në vitin 2022, sipas një raporti të medias lokale dhe një video të fillimit të shkollës.
/Reporteri.net/