9 C
Mitrovice
E diel, 26 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Çështja e Presidentit: Nis mbledhja e nëshkrimeve të peticionit online ku kërkohet kandidatura e Murat Jasharit

Deri më tani, 482 qytetarë kanë nënshkruar online një peticion publik përmes të cilit kërkohet që në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës të merret seriozisht në konsideratë kandidatura e profesorit nga familja Jashari, Murat Jashari.

Në këtë thirrje, nënshkruesit i drejtohen drejtpërdrejt Kuvendit të Republikës së Kosovës që, sipas tyre të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të sigurojë një proces që reflekton përgjegjësi, dinjitet dhe përfaqësim të denjë institucional.

Sipas organizatorëve, në një moment kyç për funksionalitetin e institucioneve dhe për të ardhmen politike të vendit, është thelbësore që zgjedhja e Presidentit të mos jetë vetëm procedurë formale, por një proces që pasqyron vullnetin qytetar dhe interesin e përgjithshëm.

Peticioni gjithashtu i bën thirrje Jasharit që të reflektojë mbi këtë mbështetje si një besim publik dhe të jetë i gatshëm të kontribuojë nëse kjo kërkesë merr mbështetje institucionale.

Aty theksohet se ngërçi politik dhe përgjegjësia publike duhet të jenë parime udhëheqëse në këtë proces, duke kërkuar që përfaqësimi në nivelin më të lartë shtetëror të jetë në përputhje me vlerat dhe sakrificat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

“Ky peticion është një thirrje qytetare që Presidenca të qëndrojë në lartësinë e historisë dhe dinjitetit të popullit,” thuhet në deklaratë.

Ndryshe, deri më tani kur kanë mbetur shumë pak ditë deri në përfundimin e afatit për çështjen e presidentit, krerët e partive politike kane fajësuar njëri-tjetrin për gjendjen aktuale.

https://www.change.org/p/murat-jashari-për-president?recruited_by_id=78aaaa50-4009-11f1-85eb-e77fc8081c6f&utm_source=share_petition&utm_campaign=share_petition&utm_term=petition_dashboard_share_modal&utm_medium=copylink&share_id=CYqvC8wMLm

TË FUNDIT

TË FUNDIT