19.5 C
Mitrovice
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Certifikohen 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë

44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) janë certifikuar të hënën pas përfundimit me sukses të trajnimit dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me turma”.

Trajnimi është realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (DNJSO), përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale për menaxhimin e situatave me turma dhe tubime publike.

Ky aktivitet përbën pjesë të një cikli të planifikuar trajnimesh, i cili do të vazhdojë me përfshirjen e NJRSH-së në të gjitha tetë (8)rajonet policore, në përputhje me konceptin nacional për menaxhimin e trazirave qytetare.

“Policia mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe forcimin e kapaciteteve operative, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.Më 27 prill 2026, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, janë certifikuar 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit me sukses të trajnimit dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me turma’”, thuhet nga Policia.

TË FUNDIT

TË FUNDIT