13.6 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Çekët të brengosur: Nuk duan parulla anti kosovare dhe huliganë në stadium, aktivizohen policia dhe shërbimet e inteligjencës

Policia dhe shërbimet e sigurisë kanë përgatitur masa të jashtëzakonshme për ndeshjen me Kombëtaren e Kosovës që luhet me 14 nëntor në Plzen, pasi janë të brengosur për incidente politike. Tifozët vendas nuk do të lejohen me tjerë flamuj veç atij çek dhe janë ndaluar transparente e rroba me mesazhe nacionaliste, transmeton Gazeta Metro.


Policia Çeke do t’i kontrolloj tifozët para stadiumit për të minimizuar këto incidente.

“Po i përcjellim rreziqet e lidhura me mundësitë e keqpërdorimit të ndeshjeve për manifestim të synimeve politike” ju është thënë mediave çeke burime nga shërbimet e inteligjencës së Republikës së Çekisë dhe kanë shtuar se ndeshja është përcaktuar si manifestim i rrezikshmëri të jashtëzakonshme.

Policia dhe shërbimet e inteligjencës, si  dhe Federata e Futbollit të Çekisë frikësohen se në ndeshje do të mund të shpaloseshin transparentë me mesazhe si “Kosova është Serbi” apo flamuj serbë, për çka kombëtarja çeke mund të dënohej nga UEFA, e frikësohen incidenteve nga huliganë çekë dhe grupeve tifozësh që mbështesin Serbinë.

“Masat e sigurisë janë më intensive dhe të jashtëzakonshme. Megjithatë, nuk duam dhe nuk mundemi të jemi më konkret” ka thënë për media zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Petr Sedivi.

Shërbimet e rendit në Plzen do të legjitimojnë çdo tifoz që do të hyj në stadium e deri këtë fundjavë nga 11700 bileta sa ka kapacitet stadiumi kanë mbetur edhe 1600 pa rezervim.

“Policia që nga mëngjesi do të patrullojë rrugëve të Plzen, do t’i mbikëqyrim tifozët. E dimë se do të mblidhen në shesh e prej aty do të marshojnë në stadium. Ende po mbledhim informacion se sa tifozë fanatikë do të paraqiten”, ka thënë zëdhënësja e policisë rajonale Martina Konradova.

Federata e Futbollit të Çekisë ka apeluar tek tifozët që të përmbahen nga çfarëdo gjesti apo insinuate politike./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT