12.3 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

CDC: Të pavaksinuarit 11 herë me më shumë gjasa për të vdekur

Personat e pavaksinuar kundër COVID-19 janë 11 herë më të prirur për vdekur nga sëmundja dhe 10 herë më shumë të predispozuar për t’u shtruar në spital me këtë sëmundje, është përfundimi i një studimi të botuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sipas CNN.

Studimi kontrolloi 600 000 raste me COVID-19 në 13 shtete, nga prilli deri në mes të korrikut.

“Përfundimi është ky: Ne kemi mjetet shkencore që na duhen për të kthyer anën e kësaj pandemie. Vaksinimi funksionon dhe do të na mbrojë nga ndërlikimet e rënda të COVID-19”, tha drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky.

“Të pavaksinuarit kanë rreth katër herë e gjysmë më shumë gjasa të infektohen me COVID-19”, shtoi ajo.



Me më shumë se 75 milionë amerikanë ende të pavaksinuar, spitalet në shumë shtete janë mbingarkuar dhe ekziston frika se rastet mund të rriten më tej në vjeshtë.

“E vetmja gjë që ne e dimë me siguri … 160 000 raste në ditë nuk është aty ku duam të jemi”, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci, për Anderson Cooper të CNN.

“Fatkeqësisht, kjo është ajo ku jemi tani”, shtoi ai.

Duke folur për “Axios”, Fauci tha se frenimi i virusit është “fundi” i pandemisë.

“Në mënyrë ideale (…) qëllim i arsyeshëm është që SHBA-ja të ketë nën 10 000 në ditë”, theksoi Fauci.

Në mes të qershorit, para rritjes së rasteve të nxitura nga varianti më i transmetueshëm Delta, SHBA-ja arriti një mesatare shtatëditore prej rreth 11 000 rastesh të reja në ditë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Të enjten, presidenti Joe Biden përshkroi një plan që detyron rregulla të reja të rrepta të vaksinimit për punonjësit federalë, punëdhënësit e mëdhenj dhe personelin e kujdesit shëndetësor, kërkesa që mund të zbatohen për deri në 100 milionë amerikanë.

“Ne kemi qenë të durueshëm, por durimi ynë është dobësuar dhe refuzimi juaj na ka kushtuar të gjithëve”, tha Biden ndaj amerikanëve që ende refuzojnë të marrin një vaksinë, pavarësisht dëshmive të shumta të sigurisë së tyre dhe miratimit të plotë të vaksinave Pfizer-BioNTech nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).



Ndërsa shtohen shtrimet në spitalet Covid-19, disa spitale të mbingarkuar po racionojnë kujdesin.

Dhe disa ekspertë nxisin për më shumë.

“Do të desha që presidenti të kufizonte udhëtimet këtë sezon festash, te njerëzit që janë vaksinuar”, tha analisti mjekësor i CNN, Dr. Jonathan Reiner.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT