16.8 C
Mitrovice
E hënë, 20 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Çartet Milaim Zeka: U fundos ky vend, me u ba Rada më patriote se politikanët shqipfolës

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj deklaratave të Rada Trajkoviq e cila ka thënë se prokurori Sylë Hoxha duhet të japë llogari për rastin e Astrit Deharit.

Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se të bëhet Trajkoviq më patriote dhe më e arsyeshme se politikanët kosovarë, është hata.

“Po e lexoje nje deklarate te politikanes serbe e cila po thote: “Syle Hoxha duhet me shku ne pergjegjesi per rastin e Astrit Deharit”! Mu ba Rada ma patriote dhe ma e aresyeshme se sa politikanet shqipfoles, kjo eshte hata. Jo vetem Syla, po bashke me te edhe Aleksander Lumezi me nje batalion. Me pas ky popull minimumin e vetdijes politike, kombetare, e mbi te gjitha shteterore, ish dale neper rruge derisa ishin burgose keta dhe shume te tjere!!! Luje mace kryet e buallit…”, ka shkruar Zeka në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT