7.9 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Çartet Hoxha nga Karaçeva: Kazinot këtu janë si këpurdhat pas shiut, s’pe di a jam në Las Vegas

Numri i madh i kazinove në fshatin e tyre, ka filluar të kthehet në shqetësim për banorët e Karaçevës, vendbanim në brezin kufitar me Serbinë. E për këtë publikisht po reagon hoxha Egzon Kastrati, i cili po thotë se ato janë bërë si ‘këpurdhat pas shiut’, transmeton Gazeta Metro.

Kastrati përmes një shkrimi thotë se ata kërkojnë vetëm zbatimin e ligjit, i cili sipas tij, e sanksionon hapjen e kazinove, të cilat i konsideron edhe të rrezikshme.

“E them të rrezikshme, ngase është shtuar me të madhe fluksi i veturave të panjohura me targa 01 e 04, si dhe nga komunat tjera… e kjo, na bën që të mos ndihemi rehat ne si qytetarë të këtij vendi. Më lejoni të ju informoj se para ca kohësh, në fillim fare, një person i rrahur është gjetur skaj rrugës me lëndime të rënda nga rrahjet që kishte pësuar..nuk e di, ndoshta nesër do të ndodhin probleme më të mëdha, e kush do të marrë përgjegjësi nëse vritet ndonjë banorë i kësaj pjese të Kosovës, i cili mund të jetë duke u kthyer nga puna për në shtëpi”, ka shkruar Kastrati.

Ai thotë se do të ngrisë këtë temë edhe në institucionet e vendit, madje do të ndërmarrë sipas tij, edhe një peticion me nënshkrimet e banorëve.

Postimi i plotë:

Të nderuar, po e paraqes përpara jush këtë foto në të cilën shkruan tabela njoftuese për hyrje në fshatin Karaçevë, por, një çudi e madhe është që sapo kalon pak metra nga kjo tabelë, të lindin dyshimet e mëdha, se a je vërtetë në Karaçevë, apo në Las Vegas e ndonjë vend të ngjajshëm me këtë.

Kazinot e shumta të cilat janë paraqitur sikurse kërpudhat pas shiut, janë një shqetësim i madh për mua si imam në këtë anë, dhe gjithashtu për shumicën dërmuese të banorëve që jetojnë këtu.

Ne e dijmë që ato janë të ndaluara me ligj, andaj duam që ligji të vjen në vend, dhe të jemi rahat ashtu siç ishim përpara se të vendoseshin këto kazino të rrezikshme!

E them të rrezikshme, ngase është shtuar me të madhe fluksi i veturave të panjohura me targa 01 e 04, si dhe nga gjithë komunat tjera…e kjo, na bën që të mos ndihemi rehat ne si qytetarë të këtij vendi…

Më lejoni të ju informoj se para ca kohësh, në fillim fare, një person i rrahur është gjetur skaj rrugës me lëndime të rënda nga rrahjet që kishte pësuar..nuk e di, ndoshta nesër do të ndodhin probleme më të mëdha, e kush do të marrë përgjegjësi nëse vritet ndonjë banorë i kësaj pjese të Kosovës, i cili mund të jetë duke u kthyer nga puna për në shtëpi!

Unë do të ngris shqetësimin tim në organet e rendit, në instancat e sigurisë lokale dhe qendrore, ngase ndihemi të shqetësuar tej mase me prezencën e këtyre kazinove!

Do të mundohemi të organizojmë peticion për largimin e këtyre veprimtarive të rrezikshme dje të papranueshme në shoqërinë tonë!

I bëj thirrje institucioneve relevante që të merren me këtë rast me urgjencë,përpara se çdo hap tjetër mund të jetë i stërvonuar!

Kundër kazinove, pro fitimit të pastër e me djersë./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT