19.3 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

‘Çarje në VV?’, Aliu thotë se Kurti bëri gabim që u përzi në zgjedhjet e Luginës së Preshevës: Kryeministri do duhej të jetë përbashkues

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, dhe njëri nga personat e rëndësishëm në Lëvizjen Vetëvendosje, i ka dalë kundër liderit të tij dhe shefit të Qeverisë Albin Kurti, duke thënë se ka qenë gabim animi i Qeverisë për një parti politike për zgjedhjet në Luginë të Preshevës.

Aliu duke folur për Info Plus në RTK, tha se ka qenë gabim përfshirja e qeverisë në zgjedhjet në Luginë të Preshevës.

“Nuk po mund të rri neutral në këtë pikë pasi që jam me origjinë nga Presheva, pavarësisht orientimit dhe simpatisë personale, po mendoj se kjo ka qenë gabim dhe veprim i gabueshëm”, tha ministri Aliu për Info Plus në RTK.

Ai madje tha se kryeministri Kurti duhet të jetë përbashkues, dhe se pjesëmarrja në tubim dhe mbështetja e një partie tjetër ishte një gabim.

“Ky ka qenë gabim dhe ky duhet të rregullohet sa më parë”, theksoi ai.

Duhet theksuar se Kurti është kritikuar vazhdimisht për përfshirjen e tij në zgjedhjet në shtetet fqinjë, së fundmi ai ishte përfshirë edhe në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT