16.3 C
Mitrovice
E martë, 22 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Capers mundëson që Trepça të vazhdojë serinë e fitoreve

Kevin Capers shënoi tri pikë në fund të ndeshjes për fitoren e Trepës ndaj Sigal Prishtinës.

Të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Trepça fitoi me rezultatin 78:75. Për skuadrën mitrovicase është fitorja e 16-të rresht në elitën e basketbollit kosovar. Në këtë seri fitoresh janë edhe tri në garën për Kupë.

Derbi i xhiros së 23-të kishte fund dramatik.

Nëntë sekonda para fundit, Muhamedali Janjeva realizoi për tri pikë për të barazuar rezultatin në 75:75. Aksionin e fundit e kishin mitrovicasit. Përgjegjësinë e mori Capers. Ai depërtoi bukur dhe realizoi për 77:75. U faulua dhe realizoi edhe një gjuajtje të lirë për 78:75. Derrick Ëilson kishte një gjuajtje të fundit nga largësia, por nuk ishte i saktë.

Trepça e ka mposhtur Prishtinën për herë të katërt këtë edicion. E ka mposhtur edhe në finale të Kupës së Kosovës. Të mërkurën, skuadra mitrovicase ishte në epërsi në shumicën e kohës. Por edhe Prishtina kishte momentet kur ishte para. Ndeshja u ndërpre në çerekun e katërt për shkak të fyerjes në kor ndaj Drilon Hajrizit. Ndeshja vazhdoi pas 20 minutave, pasi u zbraz pjesa e tribunës ku qëndrojnë tifozët e Prishtinës. Pas fundit të ndeshjes kishte hedhje të gjësendeve në drejtim të lojtarëve të Trepçës.

Capers ndeshjen e përfundoi me 23 pikë. Darnell Edge i kishte 21 pikë, nëntë asistime e katër kërcime. Mikaile Tmushiq kontribuoi me tetë pikë e shtatë kërcime.

Te Prishtina, Diamond Stone i kishte 27 pikë e nëntë kërcime. Shaheed Davis, Muhamedali Janjeva e Donte Clark i kishin nga 10 pikë.

Trepça udhëheq në tabelë me 44 pikë dhe thuajse e ka siguruar pozitën e parë për plejof. Prishtina është e treta me 37 pikë./koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT