-1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Canak tallet me serbët: Kosova është pjesë e Serbisë aq sa është Holanda

Politikani serb nga Vojvodina, Nenad Canak, është i gatshëm ta pranojë pa asnjë problem pavarsinë e Republikës së Kosovës në emisionin e mëngjesit ‘Tv Happy’, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë emision i cili po zhvillohej drejtpërdrejt, Canak është përplasur me gazetarin e emisionit, Milomir Maric.

Canak kishte nxjerrë dhe ka valëvitur flamurin e Katalonisë, rajon ky i cili është duke kërkuar ndër vite pavarsimin nga Spanja dhe ky veprim e ka nxitur gazetarin e emisionit që të reagojë ashpër.

Maric reagoi ndaj një gjesti të tillë duke thënë se Spanja e ka mbështetur gjithmonë Serbinë sa i përket çështjes së Kosovës.

“Mos më shfaq mua propagandë antiserbe, Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë gazetari serb.

Ndërsa, mediat serbe këtë rast po e cilësojnë si skandal pasi që Canak në mënyrë ironike ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë, po aq sa është edhe Holanda.

Siç shkruan ‘Kurir’, Canak përmes një deklarate të tillë e ka pranuar që Kosova në asnjë formë nuk është pjesë e Serbisë.

Bashkëbisedimi i plotë:

Canak: Po Holanda?

Maric: Po Holanda?

Canak: Po në lidhje me Kosovën?

Maric: Kosova është pjesë e Serbisë!

Canak: Kosova është po aq pjesë e Serbisë sa Holanda!

Kur Maric i tha që këto deklarata shkelnin Kushtetutën serbe, Canak u përgjigj se nëse vazhdon të përmendet Kushtetuta serbe, ai do të ishte i dhunshëm në studio. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT