Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, njëherit kandidat për deputet, Edon Cana ka mbajtur tubime në Pataqan të Epërm, Nushpal Denjë dhe Dobidol, ku është pritur nga banorë të shumtë.
Cana i PDK-së, gjatë takimet me qytetarët, tha se Kosova i ka humbur 900 milionë euro për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE-ja.
“900 milionë euro i kemi humbur nga Bashkimi Evropian për shkak të sanksioneve këto vite qeverisje. Po të kishte plan Serbia, nuk do të mund ta bënte këtë që e ka bërë qeveria”, thotë Cana para banorëve të këtyre vendeve.
“Bashkë për të ardhmen më të mirë”, shton Cana në videon e publikuar.