Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, njëherit kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Edon Cana ka thënë se me Bedri Hamzën si Kryeministër do t’i japin prioritet edhe sektorit të bujqësisë.
Cana i PDK-së thotë se nën qeverisjen e Bedri Hamzës, do të përfshihet sigurimi i produkteve bujqësore, e Rahoveci do të ketë qasje në autostradë, si dhe do të ketë rritje të subvencioneve dhe granteve.
Edhe zhvillimin e agroturizimit, Cana e sheh si një pjesë të rëndësishme në vizionin e PDK-së.
“Në programin e PDK-së me Bedri Hamzën Kryeministër, përfshijmë sigurimin e produkteve bujqësore, qasjen e Rahovecit në autostradë, rritjen e subvencioneve dhe granteve, si dhe zhvillimin e agroturizmit që është një pjesë e rëndësishme e vizionit tonë”, shkruan kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Edon Cana.